Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shengeni Ballkanik, Beqiri: Përfiton Serbia, Shqipëria më pak konkurruese

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 16:46 | Ekonomi
Shengeni Ballkanik, Beqiri: Përfiton Serbia, Shqipëria më pak

Teksa 4 nga vendet e rajonit kanë hedhur idenë për krijimin e Shengenit Ballkanik, për ekspertët Serbia është ajo që do të ketë përfitime më të mëdha nga kjo marrëveshje.

Eksperti për ekonominë, Gent Beqiri, deklaron se Shqipëria duhet të punojë më shumë në drejtim të thithjes së investimeve të huaja, pasi sipas tij është më pak konkurruese se vendet fqinje

“Në këtë moment, një interes më të madh mund ta ketë, ndoshta Serbia me të gjitha vendet, por këtu kemi një kombinim të aspektit politik, atij tregtar dhe të një mundësie të oportuniteteve dhe si të thuash ne duhet të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Të jemi shumë të qartë që vende si Serbia dhe Mali i Zi janë shumë më përpara në aspektin e paketave stimuluese për investimet e huaja. Dhe për çështje të taksave apo të bërit biznes, ato ja në më përpara. Tregu i tyre është më i madh dhe sa i përket krahut të punës, por edhe potencialit”, u shpreh Beqiri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani