Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Autobusi bie në lumë, 26 të vdekur në Indonezi

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 08:41 | Bota
Autobusi bie në lumë, 26 të vdekur në Indonezi

26 persona humben jetën dhe 13 të tjerë numërohen të plagosurit pas rrëzimit të një autobusi në një humnerë rreth 150 metra dhe përfundoi në lumë në Palembang të Indonezisë.

Ndërkohë është duke u zhvilluar një operacion i gjerë kërkim shpëtimi me gati 120 persona që po punojnë për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve e për të nxjerrë trupat e pajetë.

Në autobus mund të kenë qenë rreth 50 pasagjerë, sipas autoriteteve që ndodhen në vendngjarje.

Aksidentet automobilistike janë të shpeshta në Indonezi si pasojë e terrenit të vështirë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli