Fiton lotarinë live në TV, gazetarja i thotë shefit: Nuk vij nesër në punë

vlcsnap 2019 12 24 10h51m54s456 600x338

Një gazetare në qiellin e shtatë dha dorëheqjen nga puna live në TV, pasi fitoi lotarinë, por bëri një gabim të madh, sepse shuma e fituar nuk ishte aq e madhe sa ajo kishte menduar.

Gazetarja Natalia Escudero i kërkoi falje shikuesve pasi shpërtheu në festë, duke menduar se kishte fituar çmimin e madh prej 4 milionë eurosh dhe i kishte thënë kolegëve se nuk do të vinte të nesërmen në punë. Por shpejt ajo e kuptoi se kishte bërë një gabim fatal, pasi shuma e vërtetë që kishte fituar ishte vetëm 5000 euro.

Më vonë ajo u kërkoi falje ndjekësve të saj edhe në rrjetet sociale, duke thënë se do të merrte disa ditë pushim për të kaluar këtë periudhë të vështirë në jetën e saj, pas 25 vitesh si një gazetare profesioniste.