Fluks në Portin e Durrësit, shqiptarët kthehen edhe me mot të keq

Moti i keq i këtyre ditëve nuk ka ndalur fluksin në pikën kufitare të Portit Durrës,  ku përgjatë 3 ditëve të fundit janë regjistruar 12 864 qytetarë kanë hyrë në vendin tonë.

Vetëm përgjatë fundjavës, në Portin më të madh të vendit kanë mbërritur 10.180 pasagjerë si dhe 2326 automjete, dhe janë larguar ndërkohë 1771 pasagjerë dhe 231 automjete.

Që nga data 20 dhjetor deri mëngjesin e sotëm tragetet kanë kryer gjithsej 18 lundrime, 9 nga të cilat nga/drejt Barit, ndërsa tre të tjerët në Ankona dhe Ravena.

Në Qendrën e Informacionit të Autoritetit Portual Durrës mësohet se në dispozicion të lundrimeve të fundvitit janë gjashtë tragete, të cilët përveç grafikut të ditëve të zakonshme do të kryejnë edhe 12 lundrime shtesë.

  • LAJMI I FUNDIT | Komiteti i Ekspertëve: Masat e vendosura para 2 javësh kanë dhënë efekt
  • LAJMI I FUNDIT | Komiteti i Ekspertëve: Vijon kufizimi i lëvizjeve nga ora 20:00 deri në 06:00
  • LAJMI I FUNDIT | Komiteti i Ekspertëve: Baret dhe restorantet të mbyllura nga ora 20:00
  • LAJMI I FUNDIT | Komiteti i Ekspertëve: Shkollat e mesme në zonat e riskut vijojnë online
  • LAJMI I FUNDIT | Komiteti i Ekspertëve: Deri në këto momente janë vaksinuar rreth 9000 persona
  • LAJMI I FUNDIT | Fluturimet me Britaninë e Madhe vijojnë të jenë të pezulluar
  • LAJMI I FUNDIT | Komiteti i Ekspertëve: Kemi vënë re një tendencë në ulje të indikatorit R