Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hapja e PD, parashikimet e gazetarëve për sfidën e Lulzim Bashës

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 13:59 | Politikë

Ideja e Lulzim Bashës për hapjen e PD nuk është e re.  Lideri i opozitës  e ka drejtuar disa herë këtë kërkesë për strukturat demokrate,  në përpjekje për të forcuar zërin opozitar që kërkon ndryshim të pushtetit.

Por ky artikulim publik duket se nuk mjafton.

“Kur je në opozitë, fjala ka vlerë vetëm kur shndërrohet në akt”, thotë Armand Shkullaku.

Çfarë duhet të bëjë PD për të krijuar besimin në hapjen e partisë sipas analistëve Armand Shkullaku dhe Enton Palushi është garancia se emrat që do i bashkohen kësaj thirrje të opozitës, do jenë vërtet në rreshtin e parë të kontributorëve të opozitës.

Armand Shkullaku

“Fillimisht duhet të fitosh besimin që iniciativa është reale, që nga pranimi i dështimeve të shkuara dhe deri te transparenca në vendimeve së ardhme.  Duhet gjendur edhe formula për të rikthyer atë pjesë të PD që ka peshë në elektoratin e djathtë, por edhe për të futur fytyra të reja që të bëjnë të lindin besimin që ata nuk do të jenë një deja vu e qeverisë së mëparshme”, thotë Shkullaku.

“Këta njerëz që afrohen tek PD, a kanë garanci që do të bëjnë pjesë e një gare të ndershme? Ata duhet të jenë në gjendje të përballen dhe votohen. Në qoftë se Basha arrin të sigurojë këtë gjë, kjo do të ishte thelbi i gjithë strategjisë”, thotë nga ana e tij Enton Palushi.  

Enton Palushi

Veç hapjes së partisë, demokratët në këto ditë dhjetori duhet të punojnë edhe për finalizimin e paketës për reformën zgjedhore dhe atë që e cilësojnë  alternativë qeverisëse së PD.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani