Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Miratohet drafti i amnistisë për të burgosurit

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 15:00 | Aktualitet
Miratohet drafti i amnistisë për të burgosurit

Qeveria ka miratuar draftin e amnistisë për të burgosurit. Prioritet, tha ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për këtë vit janë gratë, ndërsa vendimin final pritet ta japë Parlamenti.

Nga kjo amnisti përfitojnë një kategori të dënuarish që vlerësohet se për shkak të dënimit të mbetur ose veprës së lehtë për të cilën janë dënuar, të lirohen përpara kohës.

Nga amnistia e miratuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të gjitha kritereve të vendosura, më të lehtësuara për gratë dhe për të miturit, nga 56 gra që vuajnë aktualisht dënimin, përfitojnë lirim të menjëhershëm gjysma e tyre.

Thënë më qartë, fitojnë lirinë 28 gra, dhe përfitojnë ulje me 1/3e dënimit të mbetur 28 gra të tjera.

Përfitojnë gjithashtu dhe 4 të dënuar të mitur ku vuajnë sot dënimin, dhe dy të tjerë përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit.

Nga ana tjetër, nga kjo amnisti, përfitojnë edhe një numër i konsiderueshëm burrash, të cilët janë dënuar me dënim të formës së prerë deri në 2 vjet, dënim i formës së prerë deri në datën 30.09.2019 , ose u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet burgim.

Gjithashtu, një kategori tjetër përfituese janë edhe burrat mbi 60 vjeç të cilët nuk janë dënuar për vepra penale që janë të ndaluara për të përfituar nga amnistia. Sigurisht, duhet vënë në dukje që pavarësisht se një pjesë e të dënuarve  mund të përmbushin kushtin e dënimit ose të moshës, në rast se këto persona janë dënuar për një kategori të caktuar të veprave penale, që kryesisht janë vepra penale të rënda ose shumë të rënda, nuk mund të përfitojnë nga kjo amnisti.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani