Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Parashikimet e tmerrshme të Baba Vanga për vitin 2020

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 22:42 | Bota
Parashikimet e tmerrshme të Baba Vanga për vitin 2020

“Presidenti i SHBA, Donald Trump do të vuajë nga një sëmundje vdekjeprurëse në vitin 2020 dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin do t’i mbijetojë një atentati. Ndërsa Europa do të përballet me një sulm kimik nga ekstremistët myslimanë”. Këto janë parashikimet e tmerrshme që bullgarja e njohur me nofkën Baba Vanga ka bërë për vitin e ri që pritet të trokasë në ditët e ardhshme.

Baba Vanga është bërë një figurë kulti midis atyre që besojnë në teoritë e komplotit, pasi disa nga parashikimet e saj dolën të vërteta, duke renditur këtu dhe atë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse ajo vdiq në 1996, parashikimet e saj shkojnë deri në vitin 5079 dhe ajo çka mistikja ka rezervuar për këtë vit është shumë shqetësuese për Shtëpinë e Bardhë, Kremlinin dhe qytetarët e Europës. Megjithatë, presidentët Trump dhe Putin mund të rrinë të qetë nga fakti se parashikimet e vitit të kaluar ishin shumë të ngjashme dhe asnjë fat i keq nuk i përndoqi ata gjatë 2019.

Parashikimet që i atribuohen Baba Vangës për vitin 2020 thonë se presidenti Trump do të diagnostikohet me tumor në tru që do ta lerë atë shurdh dhe madje mund t’i marrë dhe jetën. Mistikja bullgare gjithashtu parashikon dhe një tentativë vrasje të Vladimir Putin nga brenda Kremlinit dhe është e paqartë nëse lideri rus do t’i mbijetojë kësaj gjëje.

Baba Vanga, e cila vdiq në moshën 85 vjeç, në vitin 1996, njihej gjithashtu si 'Nostradamusi i Ballkanit'.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli