Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Digjet makina e efektivit të policisë në Elbasan

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 22:27 | Kronikë
Digjet makina e efektivit të policisë në Elbasan

Një makinë është djegur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit, e cila u përket një efektivi të lartë të policisë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mjeti i djegur, i tipit Mercedes ML, me targë AA 131 LX, i përket shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi, i cili më parë ka qenë dhe drejtues i sektorit të narkotikëve.

Deri tani raportohet se zjarri në mjetin e efektivit të policisë ka qenë aksidental, ndërkohë që vijojnë hetimet dhe për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të detyrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë