Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kreu i Kishës Katolike: Mos mëkatoni mbi tragjedinë

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 12:07 | Aktualitet
Kreu i Kishës Katolike: Mos mëkatoni mbi tragjedinë

Sot është Krishtlindje. Besimtarët katolikë dhe ortodoksë morën pjesë në meshat e rastit, ku u bë thirrje për më shumë harmoni e mirësi mes njëri-tjetrit, larg konflikteve.

Kisha Katolike u bëri thirrje besimtarëve që t’i përdorin këto festa për t'u gjendur më pranë njëri-tjetrit dhe për të përcjellë mesazhin e festës, që në këtë botë nuk jemi vetëm.

Imzot Xhorxh Frendo identifikoi atë që, sipas tij, është mëkati i këtyre ditëve në vendin tonë: korrupsioni mbi tragjedinë e tërmetit. 

“Solidariteti bën pjesë në ADN-në shqiptare. Sa bukur kur shoqëria e përjeton dhe dëshmon këtë solidaritet. Por, kam një pyetje: a jemi të gjithë duke e treguar këtë solidaritet ndaj personave viktima të kësaj tragjedie? Me keqardhje më duhet të them që jo. Jam ndjerë shumë i zhgënjyer kur dëgjova që ka disa që po abuzojnë nga kjo fatkeqësi. Njerëz që kanë rritur qiratë, për njerëz që në këtë fatkeqësi kërkojnë vend strehimi. Po rrisin çmimet e materialeve për ndërtimin e shtëpive. Është mëkat i madh të pasurohesh nga tragjedia”, tha Imzot Xhorxh Frendo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë