Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Me telefonin e Jurgen Kurtit në qeli, 8 muaj burg atentatorit të Çapjes

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 14:46 | Kronikë
Me telefonin e Jurgen Kurtit në qeli, 8 muaj burg atentatorit të

Teksa qëndronte në paraburgim si i akuzuar për atentatin ndaj Florenc Çapjes në Elbasan, Shkëlzen Hasanpapaj ka konsumuar një tjetër vepër penale.

Një kontroll i beftë në qelinë e tij në paraburgimin 302 në Tiranë në maj të këtij viti zbuloi një telefon celular “iPhone 6S”. Sendi i ndaluar ka ngarkuar me përgjegjësi penale 22-vjeçarin, duke e dërguar si të pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “futjes dhe mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg”.

Në përfundim të gjykimit ai është shpallur fajtor dhe dënuar me 8 muaj burg. Sipas arsyetimit të vendimit, të siguruar nga A2, Hasanpapaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim pas gjetjes së aparatit telefonik.

Gjykata thekson se karta SIM e përdorur nga i pandehuri rezultonte e regjistruar në kompaninë përkatëse telefonike me emrin Jurgen Kurti. Por, nga verifikimi i librit të takimeve të paraburgimit “Mine Peza” nuk rezultonte që ky person t’i kishte ardhur në takim të pandehurit.

Në muajin nëntor, Shkëlzen Hasanpapaj u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Elbasanit për tentativën e vrasjes së Florenc Çapjes dhe Bledar Muçës në qershor 2016 në Elbasan. Sipas gjykatës, 22-vjeçari ishte autori i breshërive automatike drejt automjetit ku ata udhëtonin në qershor 2016 në Elbasan, duke plagosur Muçën, si edhe një efektiv policie, kalimtar në vendin e ngjarjes.

Pas krimit, Hasanpapaj u largua drejt Holandës ku u arrestua dhe ekstradua në Shqipëri. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani