Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mesha e Krishtlindjeve, të krishterët kremtojnë lindjen e Krishtit

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 08:15 | Aktualitet

Qindra besimtarë katolikë u mblodhën mbrëmjen e djeshme në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku morën pjesë në festimet e ditës që përkujton lindjen e Krishtit.

Kisha Katolike, në mesazhin e shpërndarë dje, u bënte thirrje besimtarëve që t’i përdorin këto festa për t’u gjendur më pranë njëri-tjetrit dhe për të përcjellë mesazhin e festës, që në këtë botë nuk jemi vetëm.

Edhe në Shkodër qindra besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen e qytetit, aty ku morën pjesë në meshën e Krishtlindjes.

Meshën tradicionale e udhëhoqi Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, i cili bëri thirrje për më shumë dashuri dhe shpresë në vendin tonë dhe bëri thirrje që të lutemi për nevojtarët, sidomos pë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët akoma jetojnë në çadra.

Edhe në Kishën Orthodokse, në orët e para të ditës së sotme, u kremtua lindja e Krishtit.

https://www.youtube.com/watch?v=vJvMNB-_5Lk

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani