Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Murgeshat e Kung Fu-së, një revolucion në majën më të lartë të botës

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 11:52 | Lifestyle

Shpatat vërtiten rreth trupave të tyre rrezikshëm, por ato vazhdojnë rutinën në unison dhe mbyllin stërvitjen e tyre plot hijeshi. Të veshura të gjitha njëlloj, me kokën e rruar, gratë dhe vajzat murgesha vijojnë me punët e tjera në tempullin e tyre në Himalajë. Me krenari kanë marrë emrin murgeshat Kung Fu.

Jigme Yangchen Ghamo ka jetuar në manastir që kur ishte 10 vjeçe. “Ne jemi të vetmet murgesha në të gjithë Himalajet që merremi edhe me arte marciale”, thotë ajo për CNN. “Është betim që kam bërë ndaj urdhrit “Durka” dhe jam shumë krenare për këtë”.

Urdhri në fjalë është një degëzim i budizmit të Himalajeve, një besim që tradicionalisht i konsideron femrat si qytetare të dorës së dytë. Sipas rrëfenjave budiste, një grua nuk mund të arrijë lartësimin shpirtëror nëse nuk rilind si burrë. “Ideja ishte që për sa kohë murgeshat pastronin dhe gatuanin për murgjit, atëherë mund të riktheheshin si meshkuj në jetën tjetër dhe të fitonin lartësimin shpirtëror”, tregon Carrie Lee, nga fondacioni “Live to Love”, që ka punuar nga afër me murgeshat.

Lideri shpirtëror i urdhrit, Gyalwang Drukpa, thotë se që fëmijë besonte se besimet për femrat ishin të gabuara dhe në vitet 2000 nisi të promovonte murgeshat në pozicione drejtuese, edhe pse shpesh, ajo që ai bënte quhej blasfemi.

Deri 20 vite më parë, aty kishte vetëm 30 murgesha. Sot, falë kësaj qasjeje të re, numri ka arritur në 800, të moshës 8 deri në 80 vjeç. Të gjithë murgeshat kanë të njëjtin emër, Jigme, që do të thotë “e patrembur” në gjuhën tibetiane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë