Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mustafa: Nuk kanë dështuar negociatat, por strategjia e Vetëvendosjes

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 22:42 | Kosova
Mustafa: Nuk kanë dështuar negociatat, por strategjia e

Isa Mustafa ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili deklaroi më herët refuzimin e ofertës qeverisëse nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në postimin në Facebook, Mustafa shkruan se nuk kanë dështuar negociatat, por strategjia e Vetëvendosje. Sipas tij,  partneri në tavolinë, në shumë raste nuk përfillur dhe rregullat për të cilat ishte rënë më herët dakord.

https://a2news.com/2019/12/25/nuk-ka-marreveshje-per-qeverine-e-re-ne-kosove/

“Të tillë e kam parë VV-në edhe sonte me video-mesazhin e Kryetarit të Vetëvendosjes, z.Albin Kurti. Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar. Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”,  shkruan Mustafa.

Megjithatë, kreu i LDK, Mustafa deklaroi se asgjë nuk ka përfunduar dhe se negociatat vijojnë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë