Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nga Neymar, te urimi i çuditshëm i Ibrahimovic, Krishtlindja e yjeve të sportit

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 14:09 | Futboll

Bota e sportit ndalon për të festuar Krishtlindjet. Yjet ndërkombëtarë po shijojnë festat pushimeve me familjen dhe pasioneve të pazakonta. Dikush ka zgjedhur detin, si sulmuesi brazilian Neymar. Sulmuesi i Bayern, Robert Lewandowski dhe ish-kapiteni i Çhelsea-t, John Terry, publikuan fotografi poshtë pemës së bashku me familjet.

Ylli i Arteve Marciale Mikse, Connor McGregor zgjodhi të bënte blerje me familjen dhe i prezantoi fëmijët me Babagjyshin. Te Liverpool festojnë me simbolet karakteristike, me Milner që përpos urimeve kërkonte si dhuratë edhe 3 pikët e radhës, në sfidën e kësaj të enjteje me Leicester City-n.

Paulo Dybala uroi Krishtlindjen me pasionin e tij, duke zhongluar topin, ndërsa Zlatan Ibrahimovic i befasoi të gjithë, duke postuar një fotografi me luanin që tregon gishtin e mesëm. Të gjithë yjet e sportit ndaluan për pak orë, për të festuar në mënyrën e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë