Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Papa: Zoti i do të gjithë, edhe ata më të këqinjtë

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 08:29 | Bota
Papa: Zoti i do të gjithë, edhe ata më të këqinjtë

Papa Françesku ka thënë në meshën e Krishtlindjes, të mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, se Zoti i do të gjithë, “madje edhe ata më të këqinjtë”.

"Mund të keni bërë gjëra të këqija, por Zoti vazhdon t'ju dashurojë", tha Ati i Shenjtë përpara besimtarëve.

“Krishtlindja na kujton se Zoti vazhdon të na dashurojë të gjithëve, edhe ata më të këqinjtë mes nesh. Mua, juve, secilit prej nesh, ai sot na thotë: “Ju dua të gjithëve dhe do t’ju dua gjithmonë sepse jeni të çmuar në sytë e mi”. Zoti nuk ju do sepse ju mendoni se veproni drejtë. Ai ju do, kaq e thjeshtë. Dashuria e tij është e pakushtëzuar, nuk varet nga ju”, tha Papa Françesku në fjalën e tij.

Sipas BBC, kjo deklaratë mund të interpretohet nga disa si një referencë ndaj skandaleve të Kishës, përfshirë abuzimin seksual.

Papa Françesku do të kthehet në Bazilikën e Shën Pjetrit më vonë, në Ditën e Krishtlindjes, për t'i përcjellë botës mesazhin tradicional papal.

Në mesin e atyre që morën pjesë në meshë ishin fëmijë të zgjedhur nga vendet përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë