Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shteti vendos të shpërngulë banorët, një çift reziston i vetëm në fshatin fantazmë

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 16:00 | Lifestyle

Little Bay është një fshat piktoresk në një ishull të vogël dhe të izoluar të Kanadasë Perëndimore, ku rreth 100 banorë për dekada të tëra janë mbajtur me peshkimin dhe përpunimin e tij në fabrikë.  

Por në 2011 fabrika mbylli dhe me të çdo mjet mbijetese për banorët. Katër vite më vonë u kyç shkolla fillore, dhe tani e njëjta gjë do të ndodhë me çdo shtëpi të ishullit. Qeveria e Kanadasë ka rënë dakord me banorët për t’i transferuar diku tjetër, falë një bonusi prej rreth 9 milionë dollarë në total.

Kështu që këto janë Krishtlindjet e fundit ku do festohet në ishull, sepse brenda datës 31 dhjetor do ndërpriten furnizimet me energji elektrike dhe trageti që e lidhte me qytezën më të afërt do të kryej udhëtimin e fundit.

Por një çift ka vendosur të rezistojë, në fshatin që po shndërrohet në fantazmë. Mike dhe Georgina Parsons kanë blerë panele diellore, janë furnizuar me mjekime dhe konserva, kanë mbushur 6 nga frigoriferët e lënë nga banorët e tjerë me mish, që mund të përmbushë nevojat e tyre për 2 vjet.

“Nuk jemi nervozë as të frikësuar”, thotë Georgina, “por gjithçka duket surreale”. Çifti ka edhe varka të dimensioneve të ndryshme, me të cilët mund të lundrojnë deri tek destinacioni i banuar më i afërt, në 6 muajt kur e gjithë zona nuk është bllokuar nga akujt arktikë.

Shteti kanadez nga shpërngulja e banorëve do të përfitojë pothuajse 20 milionë euro në vit,  më së shumti nga përfundimi i linjës së tragetit dhe shitjen e mjetit.

Jo të gjithë të shpërngulurit po ikin me qejf. “Nuk kemi si të bëjmë ndryshe, nuk ka më punë dhe po na presin energjinë. Kam lindur në 1939 këtu, kam shkuar në shkollë dhe punuar në fabrikë”, thotë një nga banorët, ndërkohë që shumë të tjerë protestojnë se një pjesë e  pronave të tyre në ishull nuk janë kompensuar nga shteti, veçanërisht ato që nuk banonin gjatë gjithë vitit.     

A2 CNN Livestream

Dita jonë