Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Itali, dorëhiqet ministri, goditje për qeverinë e përçarë

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 15:16 | Bota
Itali, dorëhiqet ministri, goditje për qeverinë e

Ministri i Arsimit në Itali, Lorenzo Fioramonti dha dorëheqjen të mërkurën pasi nuk arriti dot të siguronte nga qeveria, 3 miliardë eurot që sipas tij i nevojiteshin për të përmirësuar shkollat dhe universitetet në vend.

Dorëheqja, përfaqëson një goditje për qeverinë jo shumë funksionale të Italisë, ndërsa partnerët e koalicionit Lëvizja e 5 yjeve dhe Partia Demokratike, nuk bien dakord për çështje që variojnë nga eurozona tek të drejtat e emigrantëve.

Dorëheqja thekson gjithashtu problemet e lëvizjes anti-establishment të 5 yjeve, partia së cilës i përket Fioramonti, dhe që po përpiqet të riorganizohet mes pakënaqësive në rritje ndaj liderit Luigi Di Maio. Këtë muaj, 3 senatorë braktisën partine për t’iu bashkuar legës së djathtë në opozitë.

Fioramonti i tha agjencisë së lajmeve Reuters se përmes një letre, i kishte ofruar kryeministrit Giuseppe Conte, dorëheqjen e parevokueshme. Megjithatë ai theksoi se do të vazhdonte të mbështeste qeverinë në Parlament, ku është deputet i dhomës së ulët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë