Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kultivonin kanabis në shtëpi me qira, arrestohen 2 shqiptarë në Angli

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 17:18 | Kronikë
Kultivonin kanabis në shtëpi me qira, arrestohen 2 shqiptarë

Policia britanike ka goditur një grup të strukturuar kriminal pas bashkëpunimit edhe me policinë shqiptare.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se janë vënë në pranga nga policia britanike 2 shtetas shqiptarë, 23 dhe 25 vjeç, për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura në Angli, si dhe procedohet pronari i banesës që ua kishte dhënë banesat me qira dy të rinjve.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi bimësh narkotike që kultivoheshin me llamba në ambiente të mbyllura. Çatitë e shtëpive i kishin veshur me materiale qe nuk e përçojnë nxehtësinë, me qëllim që të mos identifikoheshin  nga Policia, gjatë monitorimeve me dron me sensor për nxehtësinë

Prej muajit korrik të vitit 2019, Derbyshire Police i ka kërkuar Policisë shqiptare asistencë dhe informacion lidhur me një grup të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike (cannabis sativa) që vepronte në Creswell dhe Clowne.

Pas bashkëpunimit me policinë shqiptare, policia britanike arrestoi në flagrancë, në pronat në Clowne dhe Creswell, shtetasit: Daniel Çela, 23 vjeç dhe Danjel Ibrushi, 25 vjeç, nga Shqipëria.Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe pronari i banesave që ua kishte dhënë me qira banesat dy shtetaseve të mësipërm, konkretisht 64-vjeçari nga Leicesteri.

Gjatë periudhës korrik - dhjetor 2019,  nga Derbyshire Police janë vënë në pranga edhe 8 shtetas të tjerë shqiptarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë