Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Prezenca e shtetasve rusë në Kosovë, Haradinaj kërkon vigjilencë të shtuar

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 16:11 | Kosova
Prezenca e shtetasve rusë në Kosovë, Haradinaj kërkon

Lëvizjet e shpeshta të disa shtetasve rusë në Kosovë po shikohen me shumë skepticizëm. Në pritjen festive të fundvitit të Policisë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje oficerëve që të jenë më vigjilentë ndaj këtyre personave. Ndërsa ripërsëriti edhe njëherë rrezikun që përbën Rusia me ndikimin e saj në Ballkan.

“Policia ka mbuluar vakumin më të madh të mundshëm të përgjegjësisë të rendit publik, besoj edhe në siguri edhe iu inkurajoj ta ndjeni këtë përgjegjësi edhe në të ardhmen mos lejoni që të krijohet vakum që do të shfrytëzohet prej armiqve të rendit publik të sigurisë besa të përfitoj edhe terrorizmi, por jo vetëm terrorizmi. Mund të përfitojnë edhe mekanizma që janë të motivuar armiqësisht ndaj Kosovës në të kaluarën e kemi pasur rrezikun dhe ende është permanent terrorizmi dhe mos të harrojmë ndikimin rus në Ballkan. Kohët e fundit jemi dëshmitarë që ka një frekuencë më të madhe të lëvizjeve të shtetasve rusë, pra duhet ta kemi parasysh që Kosova duhet të jetë vigjilente të mbrojë veten. Çdo polic, çdo police duhet ta ndjejë përgjegjësinë për këtë”, tha Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës në detyrë.

Gjatë këtij eventi, Haradinaj nderoi drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me medaljen Gjergj Kastriot-Skënderbeu. Ndërsa u prezantua dhe një sondazh, në të cilin qytetarët e listuan Policinë e Kosovës si institucionin më të besueshëm në vend. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë