Shpërthen bombola e gazit në pikën e karburantit, panik te banorët

Untitled collage 54 1100x620

Një shpërthim në një pikë karburanti pasditen e së enjtes ka shkaktuar panik te banorët e “Llazi Miho” në kryeqytetit. Sipas policisë, ka qenë një bombol gazi që përdoret për furnizimin e automjeteve ajo që shpërtheu në pikën e karburantit. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.

Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre. Policia vendosi perimetrin e sigurisë dhe largimin e të gjithë qytetarëve nga zona, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizje.

Deri në këto momente dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.