Censurohet filmi “I vetëm në shtëpi”, televizioni shtetëror kanadez heq pjesën ku shfaqet Trump

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 13:35
kevin trump 1024x576

Censurohet filmi “I vetëm në shtëpi”, televizioni shtetëror kanadez heq pjesën ku shfaqet Trump

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 13:35

Televizioni shtetëror kanadez CBC ka hequr nga filmi “I vetëm në shtëpi: kam humbur në Nju Jork”, skenën ku shfaqet Donald Trump. Dhe menjëherë ky zhvillim ka ngjallur polemika.

Heqja e skenës është konsideruar nga mbështetësit e Trump dhe konservatorët amerikanë si një lëvizje politike dhe censurë. Djali i Presidentit amerikan, Donald Trump Junior, e konsideron patetik vendimin e Canadian Broadcasting Company, ndërsa në televizionin Fox kanë plasur kritikat.

Por, heqja e skenës nuk është një zhvillim i orës së fundit. CBC saktëson se e ka hequr atë në vitin 2014, kur ka blerë të drejtën e transmetimit të filmit dhe kur Trump njihej vetëm për bizneset e tij dhe jo për President.

“Siç ndodh shpesh për filmat e përshtatur për televizione, edhe “I vetëm në shtëpi” është rishikuar. Skena me Trump ishte një prej atyre që janë hequr”, shpjegon CBC në një komunikatë për shtyp.

Presidenti amerikan nuk e ka marrë seriozisht këtë vendim dhe bën shaka në Twitter duke shkruar se filmi nuk do të jetë më i njëjti.

Çdo shfaqje e Donald Trump në filma apo seriale