Dekorimi i presidentit, ‘Mirënjohje për merita të veçanta civile”, për Grein Malon

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 18:02
81041399 2703117059734550 4268812143463235584 o 1024x682

Dekorimi i presidentit, ‘Mirënjohje për merita të veçanta civile”, për Grein Malon

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 18:02

Shpëtimtari i Klajdi Qatos nga rrënojat e tërmetit, mjeku Grei Malo u dekorua nga presidenti, Ilir Meta.

Anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile u vlerësua me titullin e larte “Për Merita të Veçanta Civile”.

“Heroi Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara’’, shprehet presidenti duke e konsideruar një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit.

Ndërkohë, Presidenti dekretoi edhe kthimin në ligj dy akteve normative mbi përballimin e pasojave të tërmetit, përfshirë subvencionimin e qirasë për familjet e mbetura pastrehë.