Denoncimi i të verbërve: Nuk jepet pagesa e invaliditetit, u përjashtuam nga shpërblimi

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 14:01

Denoncimi i të verbërve: Nuk jepet pagesa e invaliditetit, u përjashtuam nga shpërblimi

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 14:01

Edhe më e varfër do të jetë tryeza e fundvitit për personat me aftësi të kufizuar. 13500 të verbër nuk kanë marrë pagesën e invaliditetit për muajin dhjetor. Përgjigja që marrin në sportele është se nuk ka para. Denoncimi vjen nga Shoqata e të Verbërve e cila thotë se në disa bashki pagesat janë vonuar edhe me muaj.

“Në shumë bashki të vendit, që nga jugu, në veri, nuk mund të lëvrohen pagesat për personat me aftësi të kufizuar. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë që është detyrim ligjor që këto pagesa të jepen brenda muajit, përndryshe këto veprime do të konsiderohen si shpërdorim detyre”, thotë kreu i shoqatës, Ardjan Hysa. “I bëjmë thirrje Prokurorisë që në të gjitha bashkitë, ku nuk është zbatuar ky detyrim ligjor, të bëjnë procedimet përkatëse”.

Ai shpreh gjithashtu shqetësimin edhe për përjashtimin e kësaj kategorie nga shpërblimi i fundvitit. “Ne nuk mund të pajtohemi me qëndrimin diskriminues të kësaj Qeverie, ndaj personave me aftësi të kufizuar, duke mos iu akorduar shpërblimin e invaliditetit”.

Pagesa e invaliditetit është rreth 13 mijë lekë në muaj, ku për shumë familje është e ardhura e  vetme financiare.