Granit Xhaka bie dakord me klubin e ri, mund të largohet nga Arsenal që në janar

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 15:27
22704258 0 image a 3 1577438818948

Granit Xhaka bie dakord me klubin e ri, mund të largohet nga Arsenal që në janar

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 15:27

Ish-kapiteni i Arsenal, Granit Xhaka ka rënë dakord për t’u bashkuar me Hertha Berlin, të paktën kështu pretendon menaxheri i tij Jose Noguera. Ai thotë se klubi gjerman, që së fundmi ka marrë si trajner ish-kampionin e botës, Jurgen Klinsmann, ka bërë një ofertë prej 22 milionë eurosh për Xhakën, ndërsa ka rënë dakord me lojtarin për kushtet personale të kontratës.

Xhakës iu hoq shiriti i kapitenit muajin e kaluar pasi ofendoi tifozët e Arsenal ndërsa po zëvendësohej gjatë një ndeshje kundër Crystal Palace. 27-vjeçari rifitoi vendin në formacion, por me sa duket ka ende në plan për t’u larguar nga Londra.

“Do ta them hapur, kemi një marrëveshje me Hertha Berlin dhe do të donim të shkonim atje”, tha Noguera për gazetën zvicerane “Bild”. “Ia kemi thënë këtë drejtuesve të klubit dhe trajnerit Arteta. Tani gjithçka varet nga dy klubet që duhet të bien dakord për shumën e transferimit”.

Xhaka ka një kontratë deri në vitin 2023 me Arsenal, por sipas “Blick”, trajneri i ri i ka thënë lojtarit me origjinë shqiptare që do të lejohet të largohet në verë.