Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Haradinaj, i ashpër: Kurti është mashtrues, do zhgënjejë qytetarët

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 17:04 | Kosova
Haradinaj, i ashpër: Kurti është mashtrues, do

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj foli me tone të ashpra kundër Albin Kurtit.

Ai tha se Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje është mashtrues nëse e ka bërë propozimin për kreun e Kuvendit pa një marrëveshje me LDK. Sipas tij, Kurti do t’i zhgënjejë shumë shpejt qytetarët.

“Nuk është në rregull njëri partner me marrë veprim si i vetëm, me nxjerr tjetrin para aktit të kryem, e pastaj t’i kërkojë mbështetjen. Pra kjo është një marrëveshje e vullnetit, dhe nuk bëhet me zor, nuk mundesh me diktat me ja bë askujt. Unë prej fillimit kam shpreh habi në qasjen e zotit Kurti, në një lloj qasje që është më shumë diktat, ose kushtëzim ndaj partnerëve potencialë, duhet të bëhet kujdes, të trajtohen me respekt partnerët dhe me arrit një marrëveshje të besueshme për të gjithë. Kuptohet besimi është diçka që ndërtohet, unë vet nuk kam shpreh besim në zotin Kurti se kam thënë se ai është mashtrues, dhe kam thënë që do të dalë zhgënjim për qytetarët e vendit, për këtë nuk është se i gëzohem sepse qytetarët meritojnë suksesin dhe vendi meriton suksesin, unë nuk e kam pas një besim të tillë në zotin Kurti, tani nëse kjo që ka ndodhur dje pra është punë pa marrëveshje, flet për mashtrimin që e kam folur dikur”, tha Haradinaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë