Intervista e portugezit, Ronaldo sfidon Messin: E dua Juven, jam më i miri

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 12:38
diletta leotta cristiano ronaldo dazn fs20gln75z421t8z2dxpu07w7 1 1024x576

Intervista e portugezit, Ronaldo sfidon Messin: E dua Juven, jam më i miri

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 12:38

Argëtim, pasion për profesionin e tij dhe dëshirë për të fituar ende. Kristiano Ronaldo i rrëfeu të gjitha në një intervistë të ditëve të fundit ndërsa kërkon trofe me fanellën e Zonjës së Vjetër.

 “Është prioriteti im. Dashuroj çdo gjë të Juventusit dhe kulturës italiane. Jam i lumtur  këtu dhe dua të luaj edhe disa vite”, deklaroi sulmuesi portugez gjatë intervistës me moderatoren “bukuroshe” Diletta Leotta.

Ronaldo dhe Leotta

 “Për momentin, futbollisti më i mirë jam unë. Nuk kam defekte. Vitin tjetër do të shohim”,  kanë qenë fjalët e CR7 që ndihet në formë të shkëlqyer dhe nuk ka ndërmend të shuajë debatin e dekadës me rivalin e përjetshëm, Leo Messi.