Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kallëzimi i opozitës për Arta Markun, Prokuroria vendos pushimin e çështjes

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 10:43 | Aktualitet
Kallëzimi i opozitës për Arta Markun, Prokuroria vendos pushimin

Prokuroria e Tiranës vendos pushimin e kallëzimit penal të bërë nga PD, ndaj ish-prokurores së përkohshëm të përgjithshme, Arta Marku. Në kallëzim thuhet se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”.

PD e akuzoi Markun për shpërdorim detyre, pasi ajo nuk ka çuar në kohë dosjen e mbërritur për një nga anëtarët e këshilli të lartë të prokurorisë, në kohën e duhur, duke vënë në vështirësi funksionimin e këtij këshilli. Sipas padisë, ky material I përcjell Markut nga autoriteti I dosjeve të ish-sigurimit ju dorëzua KLP, 3 muaj pasi kish nisur funksionimi I këtij këshilli.

Prokurori I çështjes Ervin Karanxha pohon se në këtë çështje nuk jemi përpara një vepre penale, duke e zhveshur nga përgjegjësia ish-shefen e akuzës. Ndërkohë Bujar Sheshi, ka fituar në dy shkallët e para të gjykatës administrative procesin ndaj autoritetit, ndërsa prokuroria pushoi kallëzimin që ai bëri ndaj autoritetit të dosjeve për falsifikim të dokumentit.   

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli