Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Letër dashurie Britanisë, Timmermans: Je gjithmonë e mirëpritur të rikthehesh në BE

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 12:32 | Bota
Letër dashurie Britanisë, Timmermans: Je gjithmonë e

Ndërsa Britania e Madhe është më afër se kurrë shkëputjes nga Bashkimi Evropian, liderët e bllokut nuk e fshehin dot trishtimin për humbjen e një prej anëtarëve më të rëndëisshëm të familjes evropiane.

Si një letër dashurie është perceptuar ajo që zv/Presidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans i shkuan Britanisë së Madhe.

Ndërsa shpreh dhimbjen e thellë për Brexit, ish-ministri i Jashtëm holandez thekson se vendi do të ishte gjithmonë i mirëpritur të kthehej: “Që kur ndiqja studimet në një shkollë britanike, ti ke qenë gjithmonë një pjesë e imja. Tani që po largohesh, më thyhet zemra. Unë të njoh dhe të dua. Për atë që je dhe për atë që më dhe. Ti nuk do të ikësh dhe do të jesh gjithmonë e mirëpritur të rikthehesh”. 

Në letrën e publikuar tek “The Guardian”, Timmermans shkuan se Britania e Madhe është unike dhe ndryshe, ndërsa pranon dallimet mes vendeve anëtare që, sipas tij, mund të jenë pozitive dhe negative.

Komentet e Timmermans u pritën pozitivisht në rrjetet sociale. Britania e Madhe pritet të bashkohet nga Bashkimi Evropian në 31 janar të 2020-s. Parlamentarët miratuan ujdinë e Boris Johnson për Brexit në 20 dhjetor, vetëm 8 ditë pasi partia e tij konservatore fitoi shumicën në zgjedhjet e përgjithshme.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë