Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pas 3 muajsh në çadër, familjes Kurti do t’i ndërtohet banesa

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 10:46 | Sociale
Pas 3 muajsh në çadër, familjes Kurti do t’i

Familja e Altin Kurtit në Manëz të Durrësit ka që nga tërmeti i 21 shtatorit që jeton në çadër.

Banesa e tyre u dëmtua dhe autoritetet lokale e strehuan në Kavaleshencë. Por, Kurti iku nga atje pasi nuk po i sigurohej transporti i fëmijëve për në shkollë dhe vendosi të jetojë në çadër për të vijuar arsimimin e fëmijëve.

Në 11 tetor, A2 solli rastin e Altin Kurtit me apelin që autoritetet të merrnin masa për këtë familje. Por, askush nuk u kujtua. Në ditën e Krishtlindjes, A2 e vizitoi sërish familjen Kurti e cila vazhdonte të qëndronte në të njëjtat kushte, sërish nën çadër. Kësaj radhe, dy bashkëshortët nuk kishin më asnjë shpresë që jeta e tyre t’i rikthehej normalitetit dhe aq më pak të festonin Krishtlindjen.

Por, fatmirësisht, pas kronikës së dytë vjen një lajm i mirë për familjen Kurti. Banesa e tij është përzgjedhur mes pesë banesave që do të rindërtohen falë financimit të një fondacioni kuvajtjan. Këtë fakt e pohon për A2 nënkryetari i Bashkisë së Durrësit.

Më në fund, kjo familje ka sërish shpresë që të rifillojë jetën dhe ky lajm i mirë u vjen edhe si një dhuratë në fundvit, pikërisht atëherë kur shpresat thuajse ishin shuar dhe familjen Kurti askush nuk e kishte vizituar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë