Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pastrimi i drejtësisë, bilanci i 21 muajve vetting

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 14:24 | Aktualitet

Gjatë dy viteve, pragun e derës që të çon në vendin ku mbahen seancat e vetting-ut e kanë kaluar 220 gjyqtarë dhe prokurorë të të tre niveleve të gjyqësorit. Por vetëm 94 prej tyre kanë dalë nga aty të buzëqeshur. Ata u konfirmuan në detyrë, pasi rezultuan të pastër në pasuri, figurë dhe profesionalizëm.

Këtë fat nuk e patën 83 gjyqtarë e prokurorë. Kjo kategori dështoi të shpjegojë burimet e pasurisë dhe në disa raste lidhjet me persona të inkriminuar. Vetëm në një rast, i “vetuari” u kthye në Shkollën e Magjistraturës. Për 42 gjyqtarë e prokurorë rivlerësimi procesi u ndërpre, pushua apo përfundua pa vendim për shkak të dorëheqjeve dhe daljes së tyre në pension gjatë rivlerësimit.

https://a2news.com/2019/11/22/zaev-be-pezulloi-modelin-shqiptar-te-vetting-ut-ne-maqedonine-e-veriut/

Kalimi në filtrat e vetting-ut rezultoi më i vështirë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Nga fillesa e procesit të pastrimit të drejtësisë Kolegji i Posaçëm të Kualifikimit ka shpallur 46 vendime. Në nëntë raste KPA shkarkoi nga detyra gjyqtarë e prokurorë të konfirmuar në Shkallën e Parë, ndërsa për 31 të tjerë la në fuqi vendimin që i kishte përjashtuar nga sistemi.

Kalimi me sukses i dy shkallëve të vetting-ut nga kandidatët e SPAK bëri të mundur ngritjen strukturës, që pritet të hetojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin dhe i hapi rrugë zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me mandat. Nga ana tjetër, vetting-u nxori nga funksioni Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë. Ndërsa pakësimi i gjyqtarëve të dy shkallëve më të ulëta ka shtuar ngarkesën e dosjeve tek gjyqtarët aktualë, duke ngadalësuar dhënien e drejtësisë.

https://a2news.com/video/muci-iken-nga-kushtetuesja-meta-terhiqet-nga-mbrojtja-pas-vendimit-te-vetting-ut/

A2 CNN Livestream

Dita jonë