Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

PD: Shëndet me racion, urdhërohet ndërprerja e operacioneve në Shkodër

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 10:31 | Politikë

Partia Demokratike, nëpërmjet ish-deputetit Bardh Spahia, denoncon faktin se në Shkodër janë ndërprerë operacionet, pasi, sipas tij, “shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion për shkak të tejkalimit të buxhetit nga koncesioni i sterilizimit”.

Në një dokument të publikuar prej tij, lexohet urdhri për ndërprerjen e operacioneve nga data 30 dhjetor deri në datën 6 janar “për arsye të mirëmenaxhimit dhe mirëplanifikimit të mbulimit të shërbimit mjekësor të urgjencës”.

Bardh Spahia shkruan: “Në zbatim të udhëzimeve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe në spitalin e Shkodrës. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetëm në repartin e Kirurgjisë, por tashmë edhe në atë të Obstetrikës, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion për shkak të tejkalimit të buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP”.

Për A2, drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, jep arsye të tjera për këtë urdhër të brendshëm, duke deklaruar se gjithçka bëhet për mirëfunksionimin e Urgjencës gjatë fundvitit.

“Po e shfrytëzojmë këtë periudhë për të vënë në eficencë infrastrukturën, materialet e mjekimit dhe burimet njerëzore. Nuk është se mungojnë materialet, por është thjesht komunikim i brendshëm që të jemi sa më në gadishmëri për të përballuar festat. Në të gjithë botën, në periudhën e festive, ka kufizime të operacioneve”, tha Ardian Dajti, drejtori i spitalit.

Por, a e zbatojnë këtë praktikë të gjitha spitalet në vend? Gazetarët e A2 në Korçë, Elbasan, Vlorë dhe Durrës, asnjë prej tyre nuk ka aplikuar një procedurë të tillë. Madje, kjo praktikë nuk është bërë as në të kaluarën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani