Privatizimi i OSSH, Kuvendi kërkon transferimin e çështjes

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 16:23
MB BALLA OSSH frame 965 1024x576

Privatizimi i OSSH, Kuvendi kërkon transferimin e çështjes

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 16:23

Numri dy i socialistëve, Taulant Balla, në emër të Kuvendit, i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës shpalljen e moskompetencës në lidhje me gjykimin e çështjes mbi privatizimin e kompanisë shtetërore OSSH te kompania çeke OSHEE.

Sipas Ballës, që drejtoi edhe Komisionin Hetimor parlamentar në lidhje me privatizimin e OSSH-së, dy akuzat e ngritura për shpërdorim të detyrës nga funksionarë të lartë të shtetit si dhe atë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, janë dy vepra penale nën juridiksionin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo gjykate heton çështjet e hetuara nga SPAK. Ajo është ngritur më 19 dhjetor, ndaj dhe Kuvendi kërkon transferimin e dosjes për kompetencë. Mbi kërkesën gjykata do te shprehet ne janar, siç tregoi vetë Balla.