Takohet me Presidentin Thaçi, Kurti do të mandatohet për formimin e Qeverisë së re

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 12:12
MB THACI KURTI frame 807 1024x576

Takohet me Presidentin Thaçi, Kurti do të mandatohet për formimin e Qeverisë së re

Përditësuar më: 27/12/2019, ora 12:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për ta mandatuar për krijimin e Qeverisë së re. Partia e Kurtit doli fituese në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 6 tetorit, me një avantazh shumë të vogël kundrejt Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën synon të formojë koalicion për bashkëqeverisje.

Takimi do të mbahet në orën 13:30 në presidencën e Kosovës. Sipas kushtetutës së Kosovës, nëse Kurti dështon të formojë Qeverinë, atëherë mandati do t’u kalojë të gjitha partive të tjera. Dhe nëse nuk formohet një ekzekutiv brenda afateve të caktuara nga Presidenti, atëherë do të mbahen sërish zgjedhje.