Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vritet në mes të Londrës “bosi” shqiptar, jeta mes luksit dhe muzikës

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 10:51 | Kronikë

Një krim i rëndë ka ndodhur në Londër ditën e Krishtlindjeve, dhe ka patur si viktimë një shqiptar, të vrarë në sytë e fëmijës dhe gruas në shtëpinë e tyre luksoze.

Viktima është Flamur Beqiri, një producent muzikor i rritur në Suedi por i lindur në Ferizaj të Kosovës.

Sipas informacioneve të policisë britanike, shqiptari u qëllua në hyrjen e shtëpisë, ndërkohë që ekzekutimi u krye nga profesionistë që nuk kanë lënë shenja të dukshme.

E kaluara e viktimës 36-vjeçare është po aq e errët sa arsyet e vrasjes së tij.

Në 2008, ai u shpall si njëri nga personat më të kërkuar në Suedi si anëtar i një grupi të organizuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike në vendin skandinav, akuzë për të cilën ai nuk u dënua kurrë.  

Por 3 vite më parë, Beqiri emigron në Angli, duke u marrë kryesisht me menaxhimin e një studioje muzikore, ndoshta në tentativën për t’u “pastruar” pas martesës dhe lindjes së fëmijës.

Pikërisht pamjet e dasmës së tij tregojnë edhe luksin në të cilin jetonte Beqiri. Një ceremoni mbretërore në një nga hotelet më të kushtueshme në botë, në liqenin e Komos në Itali.

Ndërkohë, në Suedi, miku i tij i ngushtë Najef Adawi u plagos rëndë në Malmo ndërkohë që bashkëshortja e Adawit ndërroi jetë nga plagët. Edhe Najef akuzohej për vepra të ndryshme kriminale në Danimarkë, dhe kishte kaluar 8 vite ne burg.

Motra e viktimës, Misse Beqiri, është personazh i njohur në Britani si modele. Ajo u martua në 2014 me ish-portierin e Manchester United, Anders Lindegaard.

A2 CNN Livestream

Dita jonë