Abuzimi me rikonstruksionet, PD denoncon: 1 milion euro dëm në 2 shkolla në Thumanë

Përditësuar më: 28/12/2019, ora 16:45
pd pas termetit frame 10463 1024x576

Abuzimi me rikonstruksionet, PD denoncon: 1 milion euro dëm në 2 shkolla në Thumanë

Përditësuar më: 28/12/2019, ora 16:45

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike ishin në Thumanë ku denoncuan abuzimet që janë bërë me fondet e rikonstruksionit të shkollave.

Sipas ish deputetes demokrate, pas tërmetit janë zhdukur dhe dokumentet për tenderat e këtyre punimeve.

“Shkolla 9-vjeçare “Ramazan Jangozi” për të cilën janë shpenzuar 650 milionë lek ose 600 mijë euro, u shemb vetëm 1 muaj pas rikonstruksionit, sepse është një histori vjedhje dhe korrupsioni galopant. Ky është një akt i pastër kriminal sepse mund të kishte pasoja katastrofike mbi fëmijët tanë. Dokumentacioni i tenderit është zhdukur nga sistemi. Duket sikur ky proces tenderimi nuk është bërë asnjëherë. Dikush nga lart ka urdhëruar jo vetëm që të shembë brenda natës shkollën për të zhdukur gjurmët e krimit por që të zhduken të gjitha dokumentet në sistem. Kjo është arsyeja që ne si PD nxisim prokurorinë që të kryejë hetime të thelluara mbi çdokënd që ka firmosur e vulosur që nga procesi i tenderimit të këtij rikonstruksioni të shkollës”, u shpreh Albana Vokshi.