Gjermania vendos rekord për të ardhurat nga shitja e armatimeve

Përditësuar më: 28/12/2019, ora 14:04

Gjermania vendos rekord për të ardhurat nga shitja e armatimeve

Përditësuar më: 28/12/2019, ora 14:04

Gjermania ka arkëtuar një shifër rekord nga shitja e armëve në vitin 2019, prej 7,95 miliardë eurosh, pas tre vitesh jo shumë të mira.

Sipas ministrisë së Ekonomisë së Gjermanisë, blerësi kryesor ishte Hungaria, me 1,77 miliardë euro, e cila ka marrë thuajse çerekun e armatimeve të eksportuara. Kryeministri Victor Orban po punon për modernizimin e ushtrisë dhe ka në plan që të dyfishojë në të ardhmen shpenzimet për mbrojtjen.

Në vend të dytë si blerësi më i madh renditet Algjeria, e cila ka paguar 843 milionë euro, ndërsa Egjipti mbyll “podiumin” me 651 milionë euro blerje armatimesh.

Në dhjetëshen e parë të blerësve më të mëdhenj renditen edhe vende që janë kritikuar për respektimin e të drejtave të njeriut, si Emiratet e Bashkuara Arabe, që kanë dërguar në Gjermani 257 milionë euro për blerje armatimesh, duke u renditur në vend të 8. Një vend më poshtë renditet një tjetër shtet problematik, Katari, me 236 milionë euro shpenzime.