Kina ndryshon rregullat, nuk ka më paga stratosferike për yjet

Përditësuar më: 28/12/2019, ora 11:29
el sharaawy kina 1024x683

Kina ndryshon rregullat, nuk ka më paga stratosferike për yjet

Përditësuar më: 28/12/2019, ora 11:29

Superliga e Kinës ka vendosur të ndryshojë rregullat e merkatos në vitin 2020 dhe ky mund të jetë një lajm i keq për të gjithë futbollistët evropianë dhe amerikano-jugorë të cilët marrin paga stratosferike në kampionatin aziatik.

Shpenzimet për blerje nga Evropa dhe jo vetëm do të ulen dhe futbollistët që do të vendosin të luajnë në kampionatin kinez do të paguhen jo më shumë se 3 milionë euro.

Drejtuesit e futbollit kinez kanë vendosur që të ndryshojnë rregullat pasi, sipas tyre, nëse vazhdohet kështu kampionati do të dështojë. Por, klubet kineze mund të gjejnë mënyra për të anashkaluar rregullin e ri, pasi nuk ka asgjë të shkruar për bonuset që mund të marrin futbollistët. Kështu, një klub mund të paguajë shumë pak një yll të futbollit evropian, por vendos bonuse për objektiva që plotësohen shumë lehtë (ndeshje të luajtura, gola të shënuar, fitore etj.), duke i dhënë kështu një shifër shumë të majme, ashtu siç është bërë edhe më parë.

Në vitet e fundit, në Kinë kanë shkuar për të luajtur yje si Hulk, Hamsik, Oscar apo El Shaarawy.