Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Kisha agjendë të ngjeshur”, Kurti takon gazetarët në Prishtinë në vend të Presidentit

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 12:27 | Kosova
“Kisha agjendë të ngjeshur”, Kurti takon gazetarët

Refuzoi dy herë ftesën e Presidentit Hashim Thaçi për t’u takuar. Por, Albin Kurti e kishte të mundur të kthehej në Kosovë, ndryshe nga sa njoftonte publikisht në reagimin ndaj kreut të shtetit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mori pjesë në pritjen kushtuar gazetarëve në Prishtinë, ndërsa Thaçi e priste atë për t’i dorëzuar mandatin e kryeministrit për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Kurti pohoi për Radio Televizionin e Kosovës se ishte në Shkup, ndërsa theksoi se me Presidentin mund të takohej sot vetëm për arsye të jashtëzakonshme.

“Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër. Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot”, tha Kurti.

Për refuzimet e Kurtit reagoi vetë Presidenti Thaçi, i cili zgjodhi rrjetin social Twitter dhe gjuhën angleze: “U bëj thirrje të gjithëve që të tregojnë lidership dhe të mos shtyjnë formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë, partia e Kurtit doli fituese në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 6 tetorit, me një avantazh shumë të vogël kundrejt Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën synon të formojë koalicion për bashkëqeverisje. Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse Kurti dështon të formojë qeverinë, atëherë mandati do t’u kalojë të gjitha partive të tjera. Dhe nëse nuk formohet një ekzekutiv brenda afateve të caktuara nga Presidenti, atëherë do të mbahen sërish zgjedhje. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë