Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kur vdekja të vjen përballë! Aksidenti i frikshëm në Teksas

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 22:17 | Bota

Punonjësit e policisë dhe ata të ndihmës së shpejtë në këtë video mund ta quajnë veten me fat pasi arritën t’i shpëtonin vdekjes së sigurt, kur një kamion i madh mallrash doli rruga, si pasojë e një aksidenti dhe shkoi në drejtim të tyre.

Kamioni me 18 rrota po ecte me shpejtësi të madhe në autostradën 84 in Lubbock County të Teksasit, doli nga rruga për të shmangur një aksident të mëparshëm dhe u rrotullua disa herë në anë të saj përpara se të zinte poshtë një makinë tjetër.

https://youtu.be/w5ZWbYHj1nU?t=6

Policia dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kishin shkuar në vendngjarje për t’iu përgjigjur thirrjes për një tjetër aksident, kur e gjithë ngjarja ndodhi. Ata vrapuan për të shpëtuar jetën e tyre kur panë kamionin që iu ishte drejtuar me shpejtësi.

Si pasojë e aksidentit 2 persona mbetën të plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë