Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Motori i së ardhmes, mund të fluturojë dhe të transformohet

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 21:52 | Teknologji

Ky është një motor i mrekullueshëm fluturues, i krijuar nga një kompani automobilistike franceze e njohur për prodhimin e automjeteve të personalizuara, i cili fare mirë mund të konsiderohet si mjeti i së ardhmes.

LMV496 nga Lazareth mund të ecë në tokë falë një motori elektrik dhe është i aftë të përshkojë një distancë prej 90 km. Megjithatë ajo që e bën të veçantë këtë motor janë 4 motorët reaktivë me të cilët mund të fluturojë për rreth 10 minuta.

Sipas prodhuesve, motori mund të shndërrohet nga opsioni i ecjes në rrugë në një mjet fluturues vetëm me anë të një butoni. Motorët reaktivë përdorin lëndë të djegshme të njëjtë me avionët dhe serbatori mundëson një fluturim 10 minutësh.

Fillimisht, kompania do të ndërtojë 5 prototipë, 4 prej të cilëve do të dalin në shitje për një çmim prej 500 mijë dollarësh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë