Roma, siç nuk e keni parë ndonjëherë

Përditësuar më: 28/12/2019, ora 12:17

Roma, siç nuk e keni parë ndonjëherë

Përditësuar më: 28/12/2019, ora 12:17

Roma vizitohet nga rreth 10 milionë turistë në vit, të cilët dynden nëpër rrugët dhe vendet antike të saj.

Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Fotot fantastike që mund t’i shihni në galerinë e mësipërme janë shkrepur në vitin e largët 1956, kur Qyteti i Përjetshëm nuk ishte aspak kaotik.

Pamjet bardhë e zi vijnë nga fotografi anglez Allan Hailstone, gjatë një eskursioni me shkollën në Romë. Aty shihet se si vende si Koloseu, Kështjella Sant’Angelo dhe Muzeu i Vatikanit nuk janë të rrethuar nga turistë.

Për “DailyMail”, Hailstone tha: “Përpara biletave të lira të avionit dhe turizmit masiv, ishte e lehtë që të shikoje Romën pa pritur në radhë”.