Tirana vendos për trajnerin, Egbo deri në fund të sezonit

Përditësuar më: 28/12/2019, ora 16:16
80648621 2461974187392022 3893380290386591744 o 1024x682

Tirana vendos për trajnerin, Egbo deri në fund të sezonit

Përditësuar më: 28/12/2019, ora 16:16

Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës për pjesën e mbetur të sezonit. Përmes një njoftimi në Facebook, klubi bardheblu bëri të ditur se Egbo gëzon besimin e plotë të presidentit Halili, por edhe të lojtarëve, për të marrë zyrtarisht drejtimin.

“Pas tre ndeshjeve me të në krye, klubi ka vendosur t’i besojë deri në përfundim të sezonit bankinën bardheblu. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonale. Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës ndërkohe që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatëse për të drejtuar skuadrën”, thuhet në njoftimin e klubit.