Zbulohet një “varkë fantazmë” në brigjet japoneze

Përditësuar më: 28/12/2019, ora 17:23
99100623 57457dc7 184e 4951 8983 47674f5fc1a1

Zbulohet një “varkë fantazmë” në brigjet japoneze

Përditësuar më: 28/12/2019, ora 17:23

Një varkë e dëmtuar rëndë u gjet mëngjesin e të shtunës në Japoni dhe brenda saj ishin trupat e pajetë të 5 personave. Varka kishte dalë në brigjet e ishullit japonez Sado dhe autoritetet u njoftuan menjëherë nga banorët e zonës për zbulimin e saj.

Policia bën me dije se trupat e pajetë të gjetura në varkë ishin pranë dekompozimet duke lënë të kuptohet që ajo ka qëndruar për një kohë të gjatë në det të hapur.

Autoritetet dyshojnë që mjeti lundrues të jetë nisur nga Koreja e Veriut pasi incidente të tilla janë regjistruar dhe më parë. Në raste të mëparshme “varkat fantazmë” janë gjetur bosh, gjë që i ka bërë zyrtarët të dyshojnë se janë përdorur nga spiunë koreano-veriorë që kanë hyrë ilegalisht në Japoni.