“630 mijë paund” në dorën e Ronaldos!

Përditësuar më: 29/12/2019, ora 20:38

“630 mijë paund” në dorën e Ronaldos!

Përditësuar më: 29/12/2019, ora 20:38

Portugezi Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave e për pasojë edhe një nga sportistët më të pasur në të gjithë botën.

Ai njihet si një njeri që shpenzon shumë për makinat më të fundit, por së fundmi është parë teksa ka shpenzuar mijëra paund edhe për stoli.

Ylli i Juventusit, gjatë një konference në Dubai, është parë teksa mbante në njërën dorë stoli që kapnin një vlerë mbi 600 mijë paund. “Daily Mail” shkruan se në gishtin e unazës CR7-ta mbante një rreth diamanti me vlerë prej 50 mijë paundësh, ndërsa në gishtin e mesit kishte një unazë me vlerë 200 mijë paundësh.

Por më e shtrenjta ishte ora Rolex GMT-Master Ice, që kushton 380 mijë paund. Kjo orë është e ndërtuar me ar të bardhë 18 karat dhe shumë diamante të vegjël.