Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Aguero dhe De Bruyne i rikthejnë buzëqeshjen Guardiola-s

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 21:01 | Futboll
Aguero dhe De Bruyne i rikthejnë buzëqeshjen Guardiola-s

Ata janë kampionët në fuqi të Premier League, por të paktën deri në këtë fazë të kampionatit, Manchester City-t nuk po bind.

Megjithatë, pas asaj humbje 3-2 vetëm dy ditë më parë ndaj Wolves, Guardiola-s i është rikthyer buzëqeshja me një fitore të pastër, 2-0, ndaj Sheffield Utd.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por me nisjen e së dytës, Aguero zhbllokoi rezultatin pas një asisti të De Bruyne.

Vetëm pak minuta më pas, belgu e vulosi rezultatin në 2-0. Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në kuotën e 41 pikëve, por Liverpool udhëheq kampionatin me 14 pikë më shumë.

https://a2news.com/2019/12/29/liverpool-e-mbyll-vitin-me-fitore-ujqerit-te-vegjel-ne-anfield/
https://a2news.com/2019/12/29/londra-eshte-blu-chelsea-permbys-arsenalin-ne-emirates/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli