Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Atmosfera e festave, shfaqje dhe dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 17:15 | Aktualitet

Pasojat e tërmetit ndihen në të gjitha zonat e prekura nga goditja e fortë e 26 nëntorit. Pas traumës së post-goditjes shqetësimi kryesor mbetet sigurimi i strehës, shëndeti dhe shkollimi i fëmijëve, ndërsa gëzimi në atmosferën festive të fundvitit nuk duket një mundësi.

Këtu hyn roli i shoqërisë, ata që kanë menduar diçka për fëmijët që nuk gëzojnë dot si bashkëmoshatarët e tyre në këto ditë.

Këta fëmijë qëndrojnë prej ditësh larg shtëpive të tyre sepse çatinë nuk e kanë më të sigurt, ashtu sikurse edhe në këtë kohë të vështirë, mendimi për dhuratën e Vitit të Ri largohet shpejt.

Por, nuk kanë menduar kështu fëmijët e tjerë dhe qytetarë të shumtë që në qendrën Toptani kanë dhuruar diçka për t’ia zbukuruar këtë fundvit të vegjëlve që janë tronditur nga ngjarja e 26 nëntorit. Këtë fundjavë, edhe skena e vogël teatrale që çdo të premte e gjejmë në qendrën tregtare Toptani, ka zbritur në Vorë për të argëtuar fëmijët që gjenden aty.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu