Simbolet kombëtare, Shqipëria dhe Kosova përshëndesin Malin e Zi – A2

Simbolet kombëtare, Shqipëria dhe Kosova përshëndesin Malin e Zi

bigstock podgorica montenegro septembe 123338084 990x556 600x338

Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruci përshëndeten miratimin nga Kuvendi i Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare.

Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve…

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 28. Dezember 2019

Ligji që priste miratimin që prej vitit 2017, u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Miratimi i Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare nga Kuvendi i Malit të Zi është…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 28. Dezember 2019

Sipas krerëve të shtetit shqiptar Mali i Zi hedh një hap domethënës drejt konsolidimit të të drejtave të gjithë qytetarëve, përfshirë pakicat etnike në një shoqëri shumë etnike.

Ruçi e konsideron një provë tjetër të kontributit të shqiptarëve si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se uron Malin e Zi dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë në këtë vend fqinj, të cilët me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar.