Udhëtimi me tren dhe autobus bëhet falas në… Luksemburg!

Përditësuar më: 29/12/2019, ora 22:25
treniok 1024x576

Udhëtimi me tren dhe autobus bëhet falas në… Luksemburg!

Përditësuar më: 29/12/2019, ora 22:25

Transporti publik lokal në Luksemburg së shpejti do të jetë falas. Nga 1 marsi 2020, udhëtarët nuk do të kenë më nevojë për bileta për autobusë dhe trena.

Zyrat e biletave do të mbyllen dhe inspektorëve do t’u jepen detyra të reja në shërbim. “Thjesht, mendojmë se do të jetë më mirë. Besojmë se kjo nismë do të kontribuojë jashtëzakonisht në imazhin dhe atraktivitetin e Luksemburgut”, tha Kryeministri i vendit Xavier Bettel. Me pagesë do të jetë vetëm “klasi i parë” në trena.

Kjo nismë synon edhe të ndihmojë sado pak në lehtësimin e trafikut në këtë shtet të vogël. Luksemburgu është rreth 2600 kilometra katrorë dhe ka mbi 600 mijë banorë.

Në 20 vitet e fundit, popullsia është rritur me një të tretën. Për më tepër, rreth 200 mijë persona nga Franca, Belgjika dhe nga Gjermania, udhëtojnë për të punuar në Luksemburg çdo ditë. Një rritje prej 140 përqind krahasuar me vitin 2000.

Udhëtimet falas në trena dhe në autobusë pritet t’i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 40 milionë euro.