Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aksi rrugor Peqin-Elbasan, tregtia në rrugë burim i rrezikshëm aksidentesh

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 12:47 | Kronikë
Aksi rrugor Peqin-Elbasan, tregtia në rrugë burim i rrezikshëm

Aksi nacional rrugor Peqin-Elbasan, i njohur si një ndër pikat e zeza, sa i takon numrit të lartë të aksidenteve me pasoja të rënda, ka edhe një tjetër problematike mjaft serioze, atë të tregtimit të produkteve buzë rrugës.

Më e theksuar, kjo problematike është pranë fshatit Bishqem të bashkisë së Peqinit. Dhjetëra tregtarë i vendosin mallrat e tyre buzë rruge, duke u bërë kështu një rrezik i shtuar për aksidente në këtë zonë, të cilat për hir të së vërtetës nuk kanë munguar.

E megjithatë, situata vazhdon të mbetet e njëjtë dhe e rrezikshme. Vetë tregtarët dhe banorët e pranojnë këtë rrezik, por shprehen se nuk kanë vend tjetër për tregtuar. Edhe pse ka vite që kjo situatë përsëritet rregullisht dhe në mënyrë të rrezikshme në këtë aks rrugor, ende nuk është marrë asnjë masë, as nga Bashkia e Peqinit dhe as nga Policia Rrugore për mjetet me mallra që lejohen të parkohen anës rrugës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë