Akuzohet për trafik droge në Itali, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 14:19
policia 1 1024x666

Akuzohet për trafik droge në Itali, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

Përditësuar më: 30/12/2019, ora 14:19

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35 vjeçar në zonën e Freskut i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për disa vepra penale.

Komisariati nr.4 i kryeqytetit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, arrestuan shtetasin XH. I (G. M) për të cilin, Gjykata e Napolit kishte lëshuar urdhër arresti për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndë narkotike.

Ndërkohë Interpol Tirana nisi procedurat me palën italiane për ekstradimin e XH. I (G. M) në këtë shtet.